Shpërndaje në: Policia ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste vjedhjesh të raportuara një ditë më parë në Zveçan. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i parë është raportuar në një barnatore, ku është raportuar vjedhja e 220 eurove nga arka, pasi i dyshuari kishte shfrytëzuar mungesën e pronarit të barnatores në ato momente.
Ndërsa rasti i dytë është raportuar në një restorant në Zveçan, ku është raportuar vjedhja e një çante me dokumente personale dhe 937 euro. “Pas veprimeve intensive hetimore dhe operative, është arritur deri te identifikimi i personit të dyshuar, B.M. (1992), i cili është arrestuar më në qytetin e Mitrovicës së Veriut.
Të njëjtit i është gjetur edhe shuma e të hollave, për të cilën dyshohet se është vjedhur në rastet e lartcekura. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë. Hetimet në lidhje me këto raste janë duke vazhduar.
