Shpërndaje në: Në varrezat e qytetit të Vushtrrisë të premten janë gjetura eshtra të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Policia njoftoi se mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i Institutit të Mjekësisë Ligjore për të ekzaminuar dhe identifikuar. “Vushtrri, 1998/1999.
Me gjatë gërmimit në varrezat e qytetit të Vushtrrisë janë hasur eshtra të një personi i cili dyshohet të jetë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësiti i IML-së për ekzaminim dhe identifikim”, thuhet në raportin e PK-së.
Burimi:
Koha
