Liverpoolit i lëndohet lojtari i rëndësishëm

0%

Shpërndaje në: Liverpooli ka nisur epokën e trajnerit Andoni Iraola me fitore 4:2 ndaj Sunderlandit. Kieran Morrison, Dominik Szoboszlai, Federico Chiesa dhe Lewsi Koumas i shënuan golat. Por skuadra pagoi çmim të shtrenjtë kur Joe Gomez pësoi lëndim të hershëm. Ai e filloi ndeshjen si mbrojtës i qendrës dhe si kapiten. “Ndoshta lajmi më i keq ishte lëndimi i Joe.

Ishim të lumtur pasi jemi përgatitur pa humbur ndonjë lojtar për shkak të lëndimeve. Dhe nuk ishim me fat në ndeshje pasi kemi humbur Joen menjëherë”, ka thënë Iraola. Ishte ndeshja e parë e Liverpoolit gjatë turneut përgatitor në SHBA. Të dy skuadrat kanë pasur mungesa. Lojtarët që qëndruan më gjatë në Botëror ende janë në pushime.

Në mesin e tyre është edhe kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha