Pas Sinanit, Yll Limani surprizon edhe me Eliza Hoxhën në natën

0%

Yll Limani ka përmbyllur me sukses të jashtëzakonshëm edhe natën e dytë të koncertit të tij në Prishtinë, duke i dhuruar publikut një tjetër mbrëmje plot emocione, muzikë dhe atmosferë elektrizuese. Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Eliza Hoxhës, e cila iu bashkua artistit për interpretimin e hitit të saj të njohur “Kthehu”.

Dueti u prit me duartrokitje të gjata dhe u shndërrua në një nga pikat kulmore të koncertit. Ndërkohë, në natën e parë, surpriza për publikun ishte legjenda e muzikës shqiptare, Sinan Vllasaliu, i cili ndau skenën me Yll Limanin dhe solli një atmosferë nostalgjie e feste.

Përgjatë dy netëve, dhjetëra mijëra qytetarë mbushën hapësirën e koncertit në kryeqytet, duke kënduar në një zë hitet e artistit dhe duke krijuar një atmosferë që do të mbahet mend gjatë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me dy koncerte të realizuara para një audience masive dhe me mysafirë specialë që i dhanë edhe më shumë vlerë spektaklit, Yll Limani konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një prej artistëve më të dashur dhe më të suksesshëm të skenës shqiptare.

Burimi: Bota Sot