Prishtinë: Një person plagoset rëndë me thikë, autori ende në arrati

0%

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është sulmuar me thikë mbrëmjen e 25 korrikut në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës . “Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ishte sulmuar me thikë nga një i dyshuar i panjohur.

Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale” , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Policia njofton se, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Burimi: Bota Sot