24 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve në Kosovë

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur bilancin e ngjarjeve gjatë 24 orëve të fundit, duke raportuar 24 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 66 aksidente me dëme materiale. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 2.301 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 18 persona, ndërsa 12 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa katër persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Burimi: Bota Sot