Joshua përshëndet tifozët me veshje tradicionale shqiptare

0%

Shpërndaje në: Anthony Joshua ka përshëndetur gjithë kampin e Kristian Prengës, duke përfshirë edhe familjarët e tij. Madje përshëndeti edhe disa shikues që ishin me veshje tradicionale shqiptare, që duket të jenë të afërtë të Prengës nga Mirdita. Si pak boksierë në karrierë, Prenga e rrëzoi dy herë Joshuan.

Por britaniku lidhi tri goditje të papërballueshme në raundin e dytë për fitore me nokaut ndaj boksierit shqiptar. “E falënderoj Prengën për luftën e mirë. Do të thotë shumë për Prengën dhe kampin e tij, do të thotë shumë për mua. Prenga është djalë i fortë. Ka të ardhme të ndritur. Është i fortë dhe më ka dhënë një test të mirë.

Por këtë që bëra unë e bëjnë kampionët”, u shpreh ai pas meçit. Më pas Joshua ka pyetur nëse Tyson Fury është në sallë. Meçi i ardhshëm pritet të jetë Joshua – Fury.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha