“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom

0%

Shpërndaje në: Studioja filmike “Marvel” e ka publikuar trailerin e parë të plotë për filmin e mbushur me superheronj, “Avengers: Doomsday”, duke ofruar një vështrim në kapitullin e ardhshëm të universit kinematografik të Marvelit. Robert Downey Jr. është në qendër të vëmendjes në rolin e Doctor Doom, antagonistit kryesor në film.

Mes heronjve që rikthehen në ekran janë “Captain America” i luajtur nga Anthony Mackie (me Chris Evansin, që gjithashtu shfaqet me rol të vogël), “Thor” i portretizuar nga Chris Hemsworth, “Black Panther” e luajtur nga Letitia Wright, “Ant-Man” i luajtur nga Paul Rudd dhe “Yelena Belova” e portretizuar nga Florence Pugh, ndërsa në trailer paraqiten edhe heronjtë e “Fantastic Four” dhe disa personazhe nga filmat “X-Men”.

Filmi sjell pamje të një beteje që shtrihet në të gjithë multiversin, ku Avengers bashkojnë forcat me Fantastic Four dhe X-Men – përfshirë Magneton, për t’u përballur me Doctor Doom.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai përfshin beteja në realitete të shumta, aleanca të reja mes personazheve dhe rikthimin e disa figurave të njohura, ndërsa zbulon shumë pak për ngjarjen kryesore të filmit – përveçse lë të kuptohet se veprimet e Doomit mund të rrezikojnë të ardhmen e gjithë multiversit.

“Avengers: Doomsday” vjen me regji të vëllezërve Anthony dhe Joe Russo, të cilët rikthehen me këtë projekt pas hitit të arkave filmike, “Avengers: Endgame”. Filmi pritet të lansohet nëpër kinema më 18 dhjetor, ndërsa do të pasohet nga “Avengers: Secret Wars” në vitin 2027.

Burimi: Koha