Mitrovica shokon Ludogoretsin! Agim Ademi: Një tjetër arritje për

0%

Mitrovica ka arritur të fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Ludogorets nga Bullgaria, në kuadër të kualifikimeve në Champions League. Mitrovica është kualifikuar në rundin e dytë. Vashat mitrovicase treguan zemër të madhe nw stadiumin “Fadil Vokrri” nw Prishtinw, duke triumfuar falë golave të futbollisteve Aurora Mulliqi (15’) e Gresa Berisha (61’).

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosvës, Agim Ademi, ka përgwzuar vashat mitrovicase. “Urime KFF Mitrovica kualifikimi në raundin e dytë në UEFA Ëomen’s Champions League.

Një tjetër arritje për futbollin e Kosovës! 🇽🇰 KFF Mitrovica ka triumfuar në finalen e miniturneut kualifikues të raundit të parë të UEFA Ëomen’s Champions League, duke e mposhtur kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, me rezultat 2:0 dhe duke vazhduar me plot meritë rrugëtimin evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky sukses është shpërblim për punën, disiplinën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të futbollisteve, të cilat edhe një herë dëshmuan se futbolli i femrave në Kosovë po ecën me hapa të sigurt drejt sukseseve ndërkombëtare. Përgëzime të përzemërta për kampionet tona, trajnerin Shpëtim Idrizi, stafin e tij, drejtuesit e klubit, si dhe gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Suksese Klubi Futbollistik i Femrave Mitrovica në sfidat e radhës dhe vazhdimësi në përfaqësimin dinjitoz të futbollit të Kosovës në arenën evropiane!”, ka uruar Ademi.

Burimi: Bota Sot