Nis qarkullimi i përgjigjeve të Testit të Maturës në rrjete sociale

0%

Shpërndaje në: Qysh në start ka nisur qarkullimi i pyetjeve e përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjete sociale. Të shtunën në orën ka nisur mbajtja e testit që matë njohuritë e arsimit parauniversitar. KOHA ka parë një prej grupeve të komunikimit në Viber që numëron mbi 9830 anëtarë, e ku pjesëmarrësit, nxënësit, po shkëmbejnë përgjigjet e pyetjeve të testit.

E një tjetër grup numëron mbi 500 anëtarë. Kjo ndodh çdo vit. Grupe të tilla krijohen secilën herë dhe përgjigjen po ashtu shpërndahen. E këtë vit, dy ditë më parë u shpërndanë edhe paralajmërime për pyetje që do të mund të binin në Testin e Maturës. Testit të Maturës sivjet i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta.

Ai organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha