Prenga gati për meçin e karrierës me Joshuan

0%

Shpërndaje në: Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, është gati për meçin bindshëm më të madh në karrierë. Sonte, 35-vjeçari Prenga bokson me yllin britanik, Anthony Joshua. Meçi zhvillohet rreth mesnatës në Jeddah të Arabisë Saudite. Meçi i kategorisë së rëndë nuk është për ndonjë titull. Por është mundësi jetësore për Prengën, boksierin nga Mirdita që jeton në SHBA.

Nëse paraqitet mirë ndaj Joshuas, Prenga pritet të sigurojë të tjera meçe të mëdha të boksit profesionist. Fitorja eventuale do të ishte sensacion. Prenga i ka 20 fitore e një humbje në karrierë. Të gjitha 20 fitoret i ka me ndërprerje. Por për herë të parë do ta ndajë ringun me një boksier të nivelit më të lartë. Joshua vlerësohet favorit i madh në meçin në Arabinë Saudite.

Bilanci i tij në boksin profesionist është 29 fitore e katër humbje. 26 prej fitoreve i ka me ndërprerje. Edhe Luftarake 2 muaj më parë Boksieri shqiptar sfidon Anthony Joshuan Kundërshtarët e Joshuas megjithatë ishin të nivelit dukshëm më të lartë se ata të boksierit shqiptar. Joshua ka mbajtur tituj të botës në periusha dhe versione të ndryshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Humbjen e parë e pësoi në vitin 2019, kur u befasua nga Andy Ruiz. Në vitet 2021 e 2022 pësoi dy humbje rresht nga Oleksandr Usyk. Tjetër humbje kishte nga Daniel Dubois më . Prej atëherë nuk ka pasur ndonjë sfidë të vërtetë. E mposhti yllin e “YouTube”, Jake Paul më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Ndaj tij fitoi me ndërprerje, por fitorja e Joshuas edhe pritej.

Pak ditë pas atij meçi, Joshua humbi dy shokët më të mirë në një aksident në Nigeri. Gjatë aksidentit të 29 dhjetorit të vitit të kaluar, Joshua mbeti i lënduar lehtë. Plani i Joshuas është të fitojë ndaj Prengës, të luftojë në fund të vitit në meçin e shumëpritur me Tyson Furyn dhe më pas të fitojë sërish titujt e botës në kategorinë e rëndë.

Edhe Luftarake 2 muaj më parë Meçi me shqiptarin Prenga vlerësohet “gabim” për Joshuan Fury fitoi të premten një meç jo shumë të vështirë në Tajlandë. Dhe gjithë tifozët e botës tani e presin një meç të tij me Joshuan. Por Prenga ka thënë se meçi nuk do të realizohet, pasi ai do të fitojë ndaj Joshuas. Ka përmendur edhe nokautin.

Nëse ndodh kjo, do të ishte prej sukseseve më të mëdha të boksierëve shqiptarë deri më tani.

Burimi: Koha