Ozkan Ulutash: Mbështetja jonë për FSK-në mbetet brenda mandatit të

0%

Kreu i misionit të KFOR-it, komandanti Ozkan Ulutash, në një intervistë në Klan Kosova, foli për mbështetjen që misioni që ai e drejton do të ketë ndaj Ushtrisë së Kosovës në të ardhmen. “Pikë së pari, KFOR-i veçse ka një koordinim të gjatë dhe të ngushtë dhe efektiv me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in si reagues të sigurisë.

Ky bashkëpunim është thelbësor për të vazhduar, siguruar dhe garantuar një mjedis që qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sa i përket FSK-së, mbështetja jonë mbetet e fokusuar në mandatin e forcës që është origjinal për mbrojtje civile.

Kjo realizohet kryesisht përmes një strukture të veçantë dhe plotësuese të udhëhequr nga NATO që quhet Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s që është i bashkëvendosur në selinë e KFOR-it në kampin Film City” , u shpreh komandanti i KFOR-it. Ai shtoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndër të tjera, ai foli edhe për një stërvitje të përbashkët që KFOR-i ka zhvilluar së fundmi me misionin EULEX, të quajtur “Golden Sabre 2026”.

Ulutash tha se “ kjo stërvitje na mundësoi të testojmë të gjitha kapacitetet për menaxhimin e krizave, aftësive dhe procedurave në një sërë skenarësh të sigurisë, përfshirë edhe ato që lidhen me trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të mjeteve plasëse dhe mjeteve të rrezikshme.

Burimi: Bota Sot