Bogujevci në Mal të Zi: Të rinjtë dhe kreativiteti, çelësi i vendeve të reja të punës

0%

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në Forumin Ministror të Ballkanit Perëndimor për Ekonominë Kreative, i mbajtur në Mal të Zi, ku ka prezantuar arritjet dhe planet e Kosovës në këtë sektor.

Bogujevci tha se ishte kënaqësi të prezantonte punën dhe progresin e Kosovës në fushën e ekonomisë kreative, duke veçuar strategjinë për industrinë kreative dhe planet që institucionet kanë për zhvillimin e mëtejmë të saj. Sipas saj, ekonomia kreative përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të rinjtë, inovacionin, krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Ajo theksoi se institucionet po punojnë për fuqizimin e këtij sektori përmes mbështetjes së artistëve, festivaleve dhe zbatimit të Strategjisë së Ekonomisë Kreative, me synimin që potenciali kreativ i Kosovës të shndërrohet në një motor të rëndësishëm zhvillimi dhe promovimi të vendit në arenën ndërkombëtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot