Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Prishtinës, në zonën e Mazgit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin. Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Më shumë informacione priten pasi autoritetet të përfundojnë veprimet në vendngjarje.
Burimi:
Bota Sot
