Ditën e djeshme, Al-Hilal zyrtarizoi transferimin e Crysencio Summerville për mbi 70 milionë euro. A nësori holandez ishte shumë pranë transferimit te Roma, por në momentin që Al-Hilal u fut në lojë, situata ndryshoi komplet. Pasi zyrtarizoi Summerville, objektivi i radhës i Al Hilal është transferimi i Luis Diaz, bën të ditur gazetari Gianluigi Longari.
Diaz është një nga shtyllat kryesore të Bayern dhe largimi i tij tij në këtë moment duket i pamundur, megjithatë klubet saudite kanë treguar vitet e fundit që nuk ka asnjë transferim të paarritshëm… Deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare në drejtim të kolumbianit apo klubit të Bayernit, por mund të ndodhë ditët në vijim.
Vlera në treg e Luis Diaz sipas Transfermarkt është 70 milionë euro, por në rast transferimi drejt Arabisë Saudite, me siguri që do të ndodhë për një shifër mbi 150 milionë euro.
