Zjarre në Francë e Spanjë – Qindra mijëra njerëz të evakuuar, BE

0%

Zjarre të shumta kanë kapluar Francën dhe Spanjën, me qindra mijëra njerëz duke u evakuuar nga shtëpitë e tyre, raporton BBC. Sipas raportimit, pothuajse 200 mijë persona janë evakuuar në rajonet Gironde dhe Landes të Francë. Kurse, më shumë se 70 mijë të tjerë në Spanjë, derisa zjarret po vazhdojnë të përhapen në afërsi të Madridit.

Në mëngjesin e sotëm, më , Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll ka deklaruar se prioriteti i tyre ishte “të shpëtonim jetë” dhe të mbrojnë zonat e pabanuara, duke paralajmëruar “orë të vështira” që i presin.

Kurse, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi ka thënë se 11 avionë dhe helikopterë nga flota europiane e zjarrfikjes janë dërguar në Francë dhe Spanjë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve. Ajo ka shpjeguar se 5 avionë dhe 2 helikopterë nga flota rescEU janë vendosur në Francë. Ndërsa, 4 avionë të tjerë do të mbërrijnë në Spanjë gjatë së shtunës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbështesim zjarrfikësit që po përballen me guxim me flakët si dhe të gjithë personat e evakuuar.” – ka shtuar von der Leyen. Një turist ka raportuar te BBC se ai është avakuuar nga Bordeaux më herët këtë javë, mirëpo sipas raportimit ka thënë se ishte në gjendje ta ndjejë erën e zjarreve nga 100 milje larg.

Kurse, një gazetar i BBC derisa është në pushime në këtë regjion të Francës, ka raportuar se ka parë “një mur me zjarre”.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se mund të ketë shi këtë mbrëmje në Spanjë, por nuk mendojnë se kjo mund të ketë shumë efekt në situatën e zjarreve. Éléonore Caroit, ministrja franceze për partneritetet ndërkombëtare, ka deklaruar për BBC se zjarret janë një “tragjedi” dhe se këtë verë deri më tani janë djegur gati 50,000 hektarë tokë në Francë.

Ministria Cariot ka thënë se zjarret kanë qenë “dukshëm më të rënda” sesa në vitin 2022, i cili ishte viti më i keq i Francës për zjarret në pyje. Caroit shtoi se ka ende zona të tëra të Francës, përfshirë Parisin, që nuk janë prekur nga zjarret, dhe u bëri thirrje turistëve “Ju lutem, ejani në Francë dhe mos i anuloni planet tuaja të udhëtimit.” Përgatiti: Arbrit Uka- KALLXO.com

Burimi: Kallxo