Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi të shtunën “pole posotion” në pistën e Hungaroring, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Hungarisë. Kampioni i botës në fuqi dha kohën 1’17”207, duke kapur të gjithë në befasi në momentet e fundit të provave zyrtare. Norris ishte 12 të mijëtat më i shpejtë se Lewis Hamilton me Ferrari, që u klasifikua në vendin e dytë.
Në vendin e tretë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Charles Leclerc. Pra, një paraqitje shumë e mirë e “kokëkuqes”, që synon fitoren të dielën në garë.
