Maresca synon të ruajë trashëgiminë e City-t

0%

Enzo Maresca doli për herë të parë para gazetarëve që kur u emërua trajner i Manchester City-t. Maresca, i cili ka qenë edhe më herët pjesë e City-t si zëvendëstrajner dhe trajner i skuadrës U23, do të përpiqet të ruajë trashëgiminë e lënë nga Pep Guardiola, fitues i 20 trofeve në 10 sezone. Për italianin është njëkohësisht privilegj dhe sfidë.

“Së pari dua të them se është një privilegj, fakti që klubi vendosi të më zgjedhë mua do të thotë shumë. E kam thënë vazhdimisht, siç edhe ju e përmendët, e konsideroj Pep-in ndoshta trajnerin më të mirë në botë gjatë 20 apo 25 viteve të fundit. Kjo është një sfidë për mua.” Enzo Maresca më herët ka qenë trajner edhe i Leicester City-t dhe Chelsea-t në Angli.

Me Chelsea-n fitoi Conference League dhe Botërorin e Klubeve vitin e kaluar. Manchester City po bën afrime, mes tyre edhe mesfushorin Elliot Anderson, i cili blihet për shifrën rekord prej 135 milionë eurosh nga Nottingham Forest.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot