Zelensky: Ja çfarë përfitoi Amerika nga lufta në Ukrainë

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar përvojë të rëndësishme ushtarake nga lufta në Ukrainë, pa e paguar atë me jetët e ushtarëve amerikanë. “Amerika mori përvojën, gjithë përvojën e kësaj lufte”, tha Zelensky, duke shtuar se edhe gjeneralët amerikanë e kanë pranuar rëndësinë e njohurive të fituara në fushën e betejës.

Sipas tij, pa përvojën e Ukrainës, ushtrisë amerikane do t’i duheshin nga 10 deri në 20 vjet për të arritur të njëjtin nivel njohurish dhe kapacitetesh. “Ne e kemi paguar këtë çmim”, u shpreh lideri ukrainas, duke iu referuar humbjeve dhe pasojave të luftës.

Zelensky foli edhe për bashkëpunimin mes Kievit dhe Uashingtonit në fushën e dronëve, duke e cilësuar marrëveshjen si të dobishme për të dyja palët. Ai bëri të ditur se Ukraina planifikon të ndërtojë një fabrikë të madhe në Shtetet e Bashkuara, ku do të prodhohen dronë dhe teknologji të tjera ushtarake.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bashkëpunimi për sistemet pa pilot është kthyer në një nga fushat kryesore të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe SHBA-së, ndërsa lufta ka ndryshuar mënyrën e përdorimit të dronëve në konfliktet moderne. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com