Dështoi për Edersonin

0%

Pasi dështoi për transferimin e Ederson nga Atalanta, kur pritej vetëm zyrtarizimi, Manchester United ka gjetur mesfushorin që i mungon, sërish në Serie A. “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen për kushtet personale me Manu Kone, ndërsa negociatat me Romën ende vijojnë, por janë në rrugën e duhur drejt finalizimit.

Oferta e parë e Manchester United, prej 50 milionë eurosh është refuzuar nga verdhekuqtë. Sipas Corriere dello Sport, marrëveshja mes klubeve pritet të arrihet për shifrën 60 milionë euro. Konë shkëlqeu në sezonin e fundit në Serie A me Romën, po ashtu bëri një paraqitje dinjitoze edhe në Botëror me Francën.

Drejtuesit e United duan të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen, duke ditur që për Kone nga interes edhe nga PSG apo klube të tjera të mëdha, që me ndërhyrjen e tyre mund të ndryshojnë komplet situatën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot