Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në një vizitë lamtumirëse, ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik të ambasadorit Angılı në Kosovë.
“Gjeneralmajor Ulutas shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga ambasadori turk gjatë mandatit të tij, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme” , thuhet në njoftim.
KFOR-i rikujtoi se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.
