​Policia e Lezhës nuk konstaton asnjë shkelje për zhurmat në Shëngjin

0%

Policia e Lezhës vijon kontrollet për respektimin e normave të lejuara të zhurmës në zonën turistike të Shëngjinit, në kuadër të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit veror.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë vijuar monitorimet në terren në zonat e identifikuara me risk për ndotje akustike.

Gjatë kontrolleve janë përdorur pajisje matëse të nivelit të zhurmës për verifikimin e ambienteve të hapura dhe të mbyllura, me qëllim respektimin e kufijve të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për administrimin e zhurmës në mjedis.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga matjet e kryera rezultoi se nivelet e zhurmës kanë qenë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar asnjë shkelje që të kërkonte masa administrative. Kontrollet kanë përfshirë edhe respektimin e orarit të lejuar për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura në zona të banuara, nga ora deri në orën , transmeton ATSH.

Policia e Lezhës bëri të ditur se do të vijojë monitorimin gjatë gjithë sezonit turistik, me qëllim garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast shkeljeje.

Burimi: Bota Sot