Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Itali ku humbi jetën

0%

Gazeta Sinjali raportoi më parë për aksidentin e rëndë që ndodhi më 21 korrik në Itali, ku mbeti i plagosur rëndë 19-vjeçari Dion Emërllahu nga fshati Ramjan i Vitisë. I riu ka vdekur të premten si pasojë e plagëve të marra në aksidentin që ndodhi në autostradën A4, pranë Calcinatellos, në drejtim të Veronës.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga faqja e fshatit Ramjan, sipas së cilës Emërllahu ishte nisur nga Franca për të ardhur në Kosovë së bashku me familjen. Sipas mediumit italian “BresciaToday”, 19-vjeçari po drejtonte një furgon kur u përplas me një kamion.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vendin e ngjarjes, ai ishte transportuar me helikopter në Spitalin Civile në Brescia, ku po trajtohej për plagët e rënda. Ndërkohë, mediumi “Giornale di Brescia” kishte raportuar se aksidenti ndodhi rreth orës . Sipas njoftimit të publikuar nga faqja e fshatit Ramjan, familja Emërllahu po udhëtonte nga Franca drejt Kosovës me dy automjete.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në njërin prej tyre ndodhej babai i Dionit, Avniu, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes, ndërsa në automjetin tjetër ishte Dioni. Trupi i pajetë i 19-vjeçarit ndodhet ende në spital, ndërsa për kohën dhe vendin e varrimit familjarët do të njoftojnë më vonë.

Ky është 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali “Fjalët janë të pakta për ta përshkruar humbjen tënde” – dedikimi prekës i shokut për Dion Emerllahun Tragjedi në Itali: I riu mërgimtar humb jetën pas aksidentit, ditën kur do të mbushte 19 vjet – po vinte në vendlindje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com