Shtyhet për 30 minuta ndeshja Struga Trim Lum – Shkëndija e Haraçinës! Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Shkëndijës së Haraçinës, e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, do të nisë me 30 minuta vonesë. Takimi, i planifikuar të fillojë në orën , do të startojë në orën . Ndryshimi i orarit është konfirmuar nga Struga TL përmes rrjeteve sociale.
Për Shkëndijën e Haraçinës kjo sfidë do të jetë historike, pasi është ndeshja e parë e klubit në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, pas promovimit në Ligën e Parë. Ndërkohë, Struga TL synon ta nisë sezonin e ri me fitore para tifozëve të saj.
