Afati për Alvarez po mbaron

0%

Barcelona i ka dërguar një ofertë zyrtare Atletico Madridit për Julian Alvarez, e cila është 100 milionë euro dhe është e vlefshme deri në fund të korrikut. Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka reaguar zyrtarisht duke pretenduar që Alvarez nuk do të largohet për 100 milionë euro dhe as për shifrën 150 ose 200 milionë euro.

Duke qenë se afati po mbaron dhe rezistenca e Atletico Madridit është më e fortë se kurrë, Barcelona është e gatshme të aktivizojë planin B, që përfshin transferimin e një tjetër qendërsulmuesi. Pavarësisht se janë përmendur shumë emra deri më sot, objektivi i vërtetë i katalanasve është Eli Junior Kroupi, zbulimi i sezonit të kaluar në Premier League.

Megjithatë, as bisedimet me Bournemouth nuk do të jenë aspak të lehta. “Qershitë” kërkojnë 100 milionë euro për 20-vjeçarin francez, ndërsa katalanasit pretendojnë të arrijnë marrëveshjen për 80 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot