Personi që shihet në foto është 19-vjeçari Dion Emerllahu nga fshati Ramjan i Vitisë, i cili ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë trafiku në Itali, teksa po udhëtonte nga Franca drejt vendlindjes së tij.
Sipas njoftimit të Këshillit të Fshatit Ramjan, më , Dion Emerllahu ishte nisur së bashku me familjen nga Franca për në Kosovë, për të kaluar pushimet dhe për të festuar ditëlindjen e tij. Gjatë rrugës, në afërsi të Milanos në Itali, automjeti që drejtohej nga Dioni u përfshi në një aksident me një veturë tjetër.
Pas përplasjes, 19-vjeçari u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, ku për disa ditë luftoi për jetën. Por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Dioni nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai u nda nga jeta më 24 korrik, pikërisht në ditën kur mbushte 19 vjet, në praninë e prindërve të tij.
Familjarët dhe banorët e Ramjanit e kanë përshkruar Dionin si një djalë të urtë e punëtor, i cili jetonte dhe punonte me prindërit dhe axhallarët e tij në Francë. Këshilli i Fshatit Ramjan ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen Emerllahu, prindërit e Dionit, axhallarët dhe të gjithë të afërmit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe për gjithë fshatin.
Njoftimi për kohën e varrimit pritet të bëhet nga familja. Tragjedi në Itali: I riu mërgimtar humb jetën pas aksidentit, ditën kur do të mbushte 19 vjet – po vinte në vendlindje Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
