Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj për kundërvajtje të rënda në trafik

0%

Policia e Kosovës ka ndëshkuar pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik, pasi u kapën duke tejkaluar kolonën e automjeteve përmes shiritit emergjent në dalje të autostradës, në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur më , kur zyrtarët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor identifikuan dhe sanksionuan drejtuesit e automjeteve që kishin shkelur rregullat e qarkullimit në drejtim të rrethrrotullimit. Katër shoferët e ndëshkuar janë me patentë shoferi vendore dhe një me patentë shoferi të huaj.

“Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, katër shoferëve me patentë shoferi të Kosovës u është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, janë penalizuar me tre pikë negative dhe u është marrë leja e drejtimit për një periudhë prej një viti” , thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, shoferi me patentë shoferi të huaj është gjobitur me 300 euro dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit për një vit në territorin e Republikës së Kosovës. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara në trafik me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e plotë të ligjit.

Burimi: Bota Sot