Kongresisti amerikan kundër Beogradit, analistët kërkojnë kosto

0%

Në fillim të muajit korrik, presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Joan Pons Sampietro, bëri të ditur se Serbia kishte paraqitur një ofertë për të organizuar Asamblenë Vjetore të OSBE-së në Beograd në vitin 2027.

Por, pas deklaratave të ministres në qeverinë e Aleksandar Vuçiçit, Snezhana Paunoviq, ka reaguar kongresmeni amerikan Joe Ëilson, i cili ka kundërshtuar mundësinë që Beogradi të jetë nikoqir i këtij organizimi. Kongresmeni Ëilson ka thënë se deklaratat e ministres serbe janë një arsye e fortë që oferta e Beogradit të mos merret në konsideratë.

“Këto komente të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqëse në qeverinë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta marrë në konsideratë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike” , ka shkruar Ëilson.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, analistët vlerësojnë se deklarata e ministres serbe Paunoviq ndaj Kosovës është një tjetër dëshmi e vazhdimit të retorikës nacionaliste të Beogradit, duke kërkuar reagim më të fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar. Ata u shprehen se deklarata të tilla nuk duhet të kalojnë vetëm me reagime publike, por duhet të shoqërohen me masa konkrete politike dhe diplomatike.

Ndërsa, sipas tyre, komuniteti ndërkombëtar duhet të përdorë mekanizmat që ka në dispozicion, përfshirë edhe masa ndaj politikanëve që nxisin gjuhë nacionaliste dhe dëmtojnë procesin e normalizimit në Ballkanin Perëndimor.

Haziri: Deklarata e Paunoviqit meriton sanksione, por nuk pres veprime ndëshkuese ndaj Serbisë Lidhur me këtë çështje, analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se kërkesa e ambasadorit Ëilson që deklarata e ministres serbe Paunoviq ndaj Kosovës të mos kalojë në heshtje dhe të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Nexhat Haziri Ai ka theksuar se propozimi që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të mos mbajë sesionin vjetor të vitit 2027 në Beograd është një reagim i merituar ndaj politikave të Serbisë.

“Mendoj se kerkesa e ambasadorit Ëilson qe deklarata shoveniste e ministres se Serbise Paunoviq në drejtim të Kosovës, mos të kaloj në heshtje dhe të sanksionohet nga komuniteti ndërkombëtar, duke propozuar që Asambleja Parlamentare e OSBE të mos organizojë sesionin vjetor të 2027 në Beograd, është një kerkesë e drejtë, humane dhe reagim i merituar ndaj Beogradit zyrtar”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, deklarata e Paunoviqit nuk është rasti i vetëm që dëshmon qasjen e Beogradit ndaj Kosovës, duke përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe veprime të tjera të mëhershme.

“Por jemi deshmitar edhe të veprimeve të tjera të Beogradit zyrtarndaj Kosovës, sic ishte rasti i Banjskës por edhe më parë para Basnjkës, veprime që kan tensionuar jo vetëm mardhënjet mes dy shteteve, por kam cenuar edhe stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajon, dhe bashkësia ndërkombëtare, në vecanti BE-ja është mjaftuar me disa deklarata denuese dhe të përgjithsuara, por jo edhe me sanksionim të Serbisë për veprimet e saja destruktive në raport me Kosovën”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Haziri ka potencuar se nuk pret që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë as pas kësaj deklarate. “Andaj mendoj se edhe kësaj radhe bashkësia ndërkombëtare do mjaftohet me deklarata denuese për gjuhen e përdorur të ministres Paunovic, por nuk do të kemi ndonjë veprim ndëshkues në drejtim të Serbisë.

Dhe në këtë drejtim duhet ta përmendim edhe diplomacinë e dobët që e kemi dhe raportëve jo të mira me aleatët tanë, që gjithashtu po ndikon që Serbia pëekundër këtyre veprimeve, nuk po sanksionohet”, ka ka përmbyllur Haziri për “Bota sot”.

Duhanaj: Deklarata e ministres serbe, një tjetër dëshmi e politikës së papërgjegjshme të Beogradit Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj për “Bota sot”, është shprehur se deklarata e ministres serbe përbën një tjetër dëshmi të qasjes së politikës zyrtare të Beogradit ndaj shqiptarëve.

Leon Duhanaj “Deklarata skandaloze e ministres serbe, Snezana Paunovic, përbën edhe një gur tjetër në murin e turpit që politika shtetërore e Serbisë ka ndërtuar ndër shekuj ndaj shqiptarëve.

Ky reagim është një dëshmi shtesë se Serbia ende nuk ka arritur të shkëputet nga logjika e së kaluarës dhe nga retorika nacionaliste, e cila vazhdon të prodhojë tensione në rajon në vend se të nxisë pajtim dhe bashkëpunim. Për fat të keq, në skenën politike serbe janë të paktë zërat që promovojnë një qasje të arsyeshme dhe evropiane.

Përkundrazi, deklarata të tilla jo vetëm që nxisin urrejtje, por dëmtojnë edhe përpjekjet për stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve në Ballkanin Perëndimor” , ka thënë ai. Tutje, Duhanaj ka vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të ndalet vetëm te deklaratat dënuese, por duhet të ndërmarrë masa konkrete ndaj politikanëve që përdorin gjuhë nxitëse.

“Pikërisht për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mjaftohet vetëm me reagime deklarative. Sjellje të tilla duhet të shoqërohen me pasoja konkrete politike dhe diplomatike.

Këto mund të përfshijnë sanksione individuale ndaj politikanëve që nxisin gjuhë të papërgjegjshme, si dhe rishqyrtimin e rolit dhe pjesëmarrjes së Serbisë në organizata ndërkombëtare ku respektohen vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut ”, ka shtuar ai.

Në fund, potencoi se Serbia vazhdon të mos tregojë qasje konstruktive ndaj fqinjëve të saj dhe, nëse kjo politikë vazhdon, bashkësia ndërkombëtare duhet të përdorë mekanizmat që ka në dispozicion. “Serbia e ka dëshmuar vazhdimisht se nuk po tregon një qasje konstruktive ndaj fqinjëve të saj.

Nëse kjo politikë vazhdon, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të përdorë instrumentet politikë dhe diplomatikë që ka në dispozicion, në mënyrë që kostoja e një retorike të tillë të bëhet reale dhe e prekshme për politikën zyrtare të Beogradit”, ka përmbyllur Duhanaj për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot