“Komunizmi demokratik”vjen si ardhmëri e një periudhe kohore që do t’i ngjajë një ombrelës ku do të mundësohet realizimi i shumë dëshiruar i lirisë së plotë të njeriut në mbarë botën.”Njeriu ndihmon njeriun”për jetën e lumtur dhe të lirë ashtu që njeriu kuptohet si shpresë,dhe në asnjë mënyrë si kundështarë.Po ashtu me tentative që të ndërpritet pushteti i sundimit nga ana e pakicës së oligarkëve ndaj popullates shumicë në botë.Kuptohet se komunizmi demokratik do të pranohet shumë shpejt nga shumica e njerëzve të botës.
Komunizmi demokratik është një ideologji politike dhe monetare që pozicionohet në kundërshtim me demokracinë liberale dhe kapitalizmin demokratik,duke zhvilluar një zëvendësim për një formacion shoqërorë i cili do t’ia mundësojë njeriut lirinë e plotë me jetë pa tensione luftarake një jetë të garantuar me plotë lumturi, pa klasa,pa pronarë oligarkë, në të cilën potenciali për prodhim është në pronësi të përbashkët dhe pronësia private është e lejuar,por shumë e kufizuar.
Komunizmi demokratik,një doktrinë politike dhe ekonomike që synon të zëvendësojë pronën jo-publike dhe me një ekonomi të bazuar në fitim me pronësi publike dhe kontroll të përbashkët të të paktën kapaciteteve më të rëndësishme prodhuese (p.sh., minierat, mullinjtë dhe fabrikat) ujërat dhe burimet bimore të shoqërisë.
Komunizmi klasik socialist dikur ishte një filozofi ekonomiko-politike e vendosur nga Karl Marx dhe Friedrich Engels në shekullin e 2 0.
Dallimi i komunizmit demokratik dhe komunizmit totalitar socialist,dallohen thelbësishtë,sepse komunizmi demokratik ka për opcion realizimin e lirisë të të gjithë njerëzve duke përfshi edhe oligarkët,ndërsa komunizmi totalitar socialist kishte opsion vetëm lirinë e proletariatit. Teoria e Marksit dhe Engelsit pësoi Bifurkacion.
Pse dështoi komunizmi dogmatik socialist Edhe pse arsyet e dështimit të komunizmit dogmatik socialist klasik,janë studiuar gjerësisht, studiuesit kanë identifikuar disa faktorë të përbashkët që kontribuan në rënien e tij. I pari është mungesa e stimujve midis qytetarëve për të prodhuar për fitim. Motivi i fitimit çon në konkurrencë dhe inovacion në shoqëri.
Por qytetari ideal në një shoqëri komuniste dogmatike ishte i përkushtuar pa interes ndaj qëllimeve shoqërore dhe rrallë ndalonte të mendonte për mirëqenien e tij.
“Në çdo kohë dhe në të gjitha çështjet, një anëtar i partisë duhet së pari të marrë në konsideratë interesat e Partisë në tërësi dhe t’i vendosë ato në radhë të parë dhe t’i vendosë çështjet dhe interesat personale në radhë të dytë”, shkroi Liu Shaoqi, kryetari i dytë i Republikës Popullore të Kinës16 Një arsye tjetër për dështimin e komunizmit dogmatik socialist ishte joefikasiteti i natyrshëm i sistemit, siç është planifikimi i centralizuar.
Kjo formë planifikimi kërkon grumbullimin dhe sintezën e sasive të mëdha të të dhënave në një nivel të detajuar. Meqenëse të gjitha projektet ishin planifikuar në mënyrë të centralizuar, kjo formë planifikimi ishte gjithashtu komplekse.
Në disa raste, shifrat e rritjes u falsifikuan ose u prirën drejt gabimeve në mënyrë që të përshtateshin faktet në statistikat e planifikuara dhe të krijonin iluzionin e progresit.Baza i trilonte të dhënat statistikore deri te qendra,nuk ekzistonte kontrol efikas i qendrës kundrejt bazës.
Përqendrimi i pushtetit në duart e një pakice të vetzgjedhur në funksion të përjetshëm ka shkaktuar gjithashtu joefikasitet dhe, në mënyrë paradoksale, u ka dhënë atyre stimuj për ta përdorur sistemin në avantazhin e tyre dhe për të ruajtur pushtetin e tyre.
Korrupsioni dhe dembelizmi u bënë tipare endemike të këtij sistemi, dhe mbikëqyrja, si ajo që karakterizonte shoqëritë e blokut socialist. Ai sistem socialist centralist gjithashtu dekurajoi njerëzit punëtorë dhe të zellshëm.
Rezultati përfundimtar ishte se ekonomia vuante,nga vendimet e centralizuara pa i marrë në konsideratë lëvizjet e tregut,ku vepronte subjekti ekonomik.Humbjet mbuloheshin me dekrete politike.
