Bastiset një shtëpi në Pejë, konfiskohet një armë

0%

Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari në Pejë dhe ka konfiskuar një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje, e premte, më . “Në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator i zbrazët.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Burimi: Kallxo