Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij, Alessia Elefante, janë martuar në një ceremoni të zhvilluar në vendndodhjen spektakolare të Locorotondos. Në dasmë morën pjesë shumë personalitete të njohura, mes tyre edhe Erling Haaland. Të pranishëm ishin gjithashtu emra të rëndësishëm të futbollit italian si Giovanni Malagò, Paolo Maldini, Sandro Tonali dhe Nicolò Barella.
Portieri dhe kapiteni i Italisë veshi një kostum të bardhë, ndërsa nusja u shfaq me një vello të gjatë që i mbulonte fytyrën gjatë hyrjes në kishë. Qendra historike e fshatit në Valle d’Itria u mbush me njerëz, mes të ftuarve dhe qindra kuriozëve që pritën për më shumë se 4 orë pranë barrierave të vendosura për hyrjen në kishën San Giorgio Martire.
Një nga më të duartrokiturit në mbërritje ishte ish-trajneri i Italisë, Roberto Mancini. Tifozët brohoritën me kore stadiumi dhe kërkuan autografe si nga Mancini, ashtu edhe nga Haaland.
