Pas emërimit të Julian Ahmatajt si trajner, Skënderbeu i elitës po merr formë. Të dielën, korçarët do të përballen me Partizanin në stadiumin e Pogradecit, ndërsa ka folur edhe vetë tekniku u “bardhekuqve”, Ahmataj. “Formimi i grupit po konkretizohet tashmë dhe patjetër që po hedhim bazat për një sezon të shëndetshëm. Kjo periudha e parë është shumë e rëndësishme.
Uroj që mos kemi dëmtime këtë periudhë sepse lojtarët nuk vijnë të gjithë në formën e tyre më të mirë. T’i sjellim gradualisht në formën e tyre më të mirë që t’i marrim maksimumin përgjatë sezonit. Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë, pjesa tjetër pothuajse ka ardhur dhe është pjesë e organikës.
Për ne nuk ka miqësore, ka filluar një garë kampionati dhe patjetër që do të japim maksimumin” , tha Ahmataj
