Rrahu gruan, arrestohet një person në Podujevë

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Podujevë për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas forcave të rendit, dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.

Burimi: Kallxo