Ekskluzive | Ky është i dyshuari për plagosjen me armë në Brus të

0%

Sinjali raportoi ekskluzivisht për plagosjen me armë zjarri që ndodhi në fshatin Brus të Lipjanit. Tashmë janë bërë të ditura edhe detaje të reja për rastin. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi që dyshohet për plagosjen është Shpat Makolli rreth 24-vjeçar nga fshati Marec, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali , ngjarja ndodhi më 24 korrik, rreth orës , kur Policia mori njoftim për të shtëna me armë zjarri në fshatin Brus. Bazuar në të dhënat e mbledhura në vendin e ngjarjes, nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë Alban Gashi rreth 26-vjeçar . Ai u dërgua për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ku pas marrjes së ndihmës është liruar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Hetimeve dhe Forenzikës Rajonale, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa Policia po vazhdon kërkimin për arrestimin e të dyshuarit Shpat Makolli. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com