Dua Lipa ka dëshmuar edhe një herë se di si të kombinojë elegancën me thjeshtësinë, teksa u shfaq në rrugët e Nju-Jorkut gjatë valës së të nxehtit. Këngëtarja me famë botërore u fotografua e veshur me një fustan veror me pika, i cili kishte një dekolte të hapur që i jepte pamjes së saj një prekje femërore dhe të rafinuar.
Pavarësisht temperaturave të larta, artistja dukej e relaksuar dhe plot stil gjatë daljes në qytet. Pamjen e kompletoi me një nga aksesorët më të lakmuar në botën e modës – një çantë Hermès Birkin, me një vlerë të raportuar prej rreth 22 mijë paundësh, duke e bërë atë pikën kryesore të paraqitjes së saj.
Dua Lipa Dalja e Duas nuk kaloi pa u vënë re nga fansat dhe fotografët, të cilët dokumentuan stilin e saj veror, që edhe një herë e konfirmon këngëtaren si një nga ikonat më të komentuara të modës në skenën ndërkombëtare. Dua Lipa
