Zjarret pranë Madridit prekin objektet e NASA-s, evakuohet kompleksi

0%

Zjarret që kanë përfshirë periferitë e Madridit kanë prekur edhe objektet e NASA-s pranë kryeqytetit spanjoll. Një zëdhënës i agjencisë amerikane konfirmoi për AFP-në se flakët “kaluan përmes” Kompleksit të Komunikimeve Hapësinore të Madridit (MDSCC), një stacion kyç komunikimi për misionet që eksplorojnë hapësirën e thellë. Sipas NASA-s, objektet u evakuuan në kohën e duhur.

Zëdhënësja e agjencisë bëri të ditur se çdo dëm i mundshëm do të vlerësohet sapo kushtet e sigurisë ta lejojnë. Kompleksi i antenave gjigante në Madrid është një nga tre objektet në botë që përbëjnë Rrjetin e Hapësirës së Thellë (DSN). Dy të tjerat ndodhen në Kaliforni, SHBA, dhe në Kanberra, Australi.

Sipas NASA-s, vendosja e këtyre tre komplekseve mundëson që, ndërsa Toka rrotullohet, të paktën një grup antenash të jetë gjithmonë në kontakt me anijet kozmike, duke garantuar komunikimin me misionet në hapësirën e thellë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot