Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa ngarkesa të mëdha në orët e para të mëngjesit, ndërsa nuk janë raportuar kolona të gjata. Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit , ku qytetarët po presin deri në 10 minuta për të hyrë ose dalë nga vendi, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, kalimi po bëhet pa pritje të konsiderueshme, duke u mundësuar udhëtarëve një nisje të qetë të ditës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
