Korriku “ftohet” në Kosovë, temperaturat sot nën mesataren mujore

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë orëve të para të ditës janë regjistruar reshje shiu në shumicën e stacioneve meteorologjike në vend. Sasia më e madhe e reshjeve është matur në Komoran, ku kanë rënë 15.0 milimetra shi. Sipas IHMK-së, temperatura e ajrit në orën ka qenë mesatarisht 14.9°C, me ndryshime në varësi të rajoneve dhe lartësisë mbidetare.

Instituti ka bërë të ditur se mesatarja mujore e temperaturave gjatë muajit korrik në Kosovë është 21.4°C, ndërsa temperatura e regjistruar sot ka qenë 7.4 gradë Celsius nën këtë mesatare. IHMK ka rikujtuar se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, më , në Kosovë ishin shënuar temperatura rekord historike, ku në Klinë ishin regjistruar 42.5°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com