Andrea Pirlo pritet të marrë drejtimin e Italisë

0%

Andrea Pirlo do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, sipas gazetarit të njohur të futbollit, Fabrizio Romano. Ish-mesfushori legjendar italian pritet të zëvendësojë në këtë post ish-shokun e tij të skuadrës, Gennaro Gattuso, i cili nuk arriti ta rikthejë Italinë në Kupën e Botës, duke vazhduar serinë prej tri mungesash radhazi në këtë garë.

“Andrea Pirlo e pranon propozimin verbal dhe së shpejti do të bëhet trajneri i ri i Italisë. Pirlo i ka thënë ‘po’ projektit afatgjatë të prezantuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo. Ai do ta nënshkruajë kontratën së shpejti, në pritje të hapave zyrtarë”, ka shkruar Romano.

Pirlo, i cili ka fituar Kupën e Botës si lojtar me Italinë në vitin 2006, tashmë do të synojë të udhëheqë “Azzurrët” nga stoli. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com