Gazetari Nefail Maliqi ka reaguar ndaj deklaratës së Vlora Çitakut, e cila falënderoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Maliqi e ka kritikuar ashpër këtë qëndrim, duke pretenduar se Rama ka pasur rol në krijimin e rrethanave që çuan në dërgimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përcjell “Bota sot”.
Ai gjithashtu i është referuar një çështjeje të mëhershme, duke thënë se Çitaku nuk ka sqaruar publikisht qëndrimin e saj për vizitën disa ditore në Beograd. Në reagimin e tij, Maliqi pretendon se, pa veprimet e Ramës, ish-krerët e UÇK-së nuk do të përfundonin në Hagë.
Postimi i plotë Vlora Çitaku, e cila kurrë nuk ka treguar pse ishte dy net e tri ditë në Beograd, sot paska falënderuar shefin e ndërmarrjes kriminale, Edi Ramën, i cili në vitin 2015, me bekimin e tij, i dërgoi krerët e UÇK-së në Hagë! Sikur të mos ishte Rama, ata sot do të ishin në Kosovë dhe jo në burg!
