Tragjedi në Indi, rrëzimi i shkëmbinjve vret 13 persona

0%

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në veri të Indisë, ku rrëzimi i masiveve të mëdha shkëmbore mbi një autostradë ka shkaktuar vdekjen e 13 personave, përfshirë një foshnje vetëm gjashtë muajshe. Ngjarja ka ndodhur në shtetin Himachal Pradesh, ku gurë të mëdhenj u shkëputën nga mali dhe ranë mbi rrugën kryesore.

Një taksi, e cila po udhëtonte në atë moment, mbeti e bllokuar nën rrënoja, shkruajnë mediat . Sipas raportimeve të mediave indiane, 13 persona humbën jetën si pasojë e goditjes dhe dëmtimeve të shkaktuara nga shkëmbinjtë. Një tjetër person i plagosur u nxor i gjallë nga rrënojat dhe u dërgua në spital për trajtim.

Pas aksidentit, autoritetet bllokuan përkohësisht qarkullimin në autostradë, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe të mirëmbajtjes po punojnë për largimin e gurëve dhe pastrimin e rrugës. Shkëputjet e shkëmbinjve dhe rrëshqitjet e dheut janë fenomene të shpeshta në zonat malore të Himachal Pradesh, veçanërisht gjatë periudhave me reshje të dendura.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi