Mohamed Salah, afër e më afër Besiktasit

0%

Mediat turke kanë zbuluar një zhvillim vendimtar në përpjekjet e Beşiktaşit për të transferuar Mohamed Salahun, kapitenin e Egjiptit dhe yllin e Liverpoolit. Raportimet e mëparshme kishin bërë të ditur se negociatat ishin bllokuar për shkak të kërkesës së agjentit të Salahut për një komision prej 7.5 milionë eurosh, një pengesë që ngadalësoi bisedimet mes palëve.

Gazetari i njohur turk, Yağız Sabuncuoğlu, ka raportuar në platformën “X” se agjenti i Salahut, Ramy Abbas, ka zbutur qëndrimin e tij lidhur me komisionin prej 7.5 milionë eurosh. Sipas Sabuncuoğlut, ulja e kësaj kërkese e ka afruar shumë shumën me ofertën e bërë nga presidenti i Beşiktaşit, Serdal Adalı, duke e bërë një marrëveshje përfundimtare shumë pranë realizimit.

Beşiktaşi po punon intensivisht për ta mbyllur transferimin në ditët në vijim. Nëse marrëveshja finalizohet, ajo do të konsiderohet si transferimi më i bujshëm në historinë e kampionatit turk. Pas javësh kontaktesh mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit, Beşiktaşi e ka vendosur Mohamed Salahun si objektivin kryesor për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot