Dinamo e pakujdesshme, Alumini nuk shënonte prej 354 minutash

0%

Dinamo nuk arriti të ruante avantazhin ndaj Aluminit në Maribor, me sfi dën e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës që u mbyll në barazim 1-1. Për skuadrën sllovene, goli i barazimit erdhi në momentin e duhur, pasi i dha fund një serie negative pa realizime.

Pas 354 minutash pa gol, Alumini gjeti rrugën e rrjetës falë Matiç Vrbanec, i cili në minutën e 84-t realizoi për të rikthyer baraspeshën. Dinamo kishte kaluar në avantazh që në minutën e 15-të me Hekuran Berishën, i cili përfi toi nga një gabim në prapavijën vendase.

Blutë patën mundësinë të dyfi shonin avantazhin në pjesën e dytë, por goditja e dënimit e Eridon Qardakut u ndal nga shtylla. Kur fi torja dukej pranë për skuadrën e Ilir Dajës, një gabim në dalje i portierit Teqja dhe një pasiguri në mbrojtje i dhanë mundësinë Aluminij të barazonte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu, Dinamo u bë skuadra që i dha fund krizës së golit te Aluminij, ndërsa kualifi kimi do të vendoset më 30 korrik në “Elbasan Arena”.

Burimi: Bota Sot