Nuk kanë të ndalur aktivitetet ndërkombëtare për Federatën e Hendbollit të Kosovës. Të dielën në Ferizaj grumbullohet Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë), që gjatë muajit të ardhshëm paraqitet në Kampionat Evropian. Këtë grupmoshë e udhëheqë Bujar Qerimi, koordinator i gjenerave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës.
Hendbollistët e rinj do të përgatiten në Ferizaj deri më 1 gusht, kur është udhëtimi për në Gjeorgji. Kosova U18 merr pjesë në “Men’s 18 EHF Championship II”. Në këtë Evropian marrin pjesë edhe Belgjika, Qipro, Britania e Madhe, Bullgaria dhe Gjeorgjia. Ndeshja e parë e Kombëtares sonë është më 2 gusht nga ora ndaj Bullgarisë, në Telavi.
