Arsimi starton me humbje të thellë

0%

Tikveshi e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse sezonin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, duke e mposhtur Arsimin e Çegranit me rezultat bindës 5:1. Golin e parë të sezonit të ri në kampionat e realizoi Toheb Lawal në minutën e 18-të, duke i dhënë epërsinë vendasve. Vetëm nëntë minuta më vonë, Nfanly Sila dyfishoi shifrat për 2:0.

Arsimi reagoi në minutën e 33-të, kur Ramadani ngushtoi rezultatin në 2:1, duke rikthyer përkohësisht shpresat e mysafirëve. Megjithatë, Tikveshi reagoi menjëherë. Vetëm tri minuta më vonë, Lawal realizoi golin e tij të dytë për 3:1, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë edhe Sila shënoi sërish, duke e çuar rezultatin në 4:1.

Në pjesën e dytë, Nfanly Sila kompletoi het-trikun e tij në minutën e 58-të, duke vulosur fitoren e thellë 5:1 për Tikveshin në ndeshjen e parë të sezonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot