Edmond Likaj rikthehet të Liria e Prizrenit. Skuadra me renome i ka synimet e qarta për edicionin e ri, synon kreun e tabelës dhe rikthimin në hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës. “Disa largime të bëjnë të kuptosh se ku e ke vendin. Jeta e futbollistit sjell sfida, zgjedhje dhe rrugë të ndryshme. Por ka fanella që nuk harrohen kurrë.
Edmond Likaj rikthehet te FC Liria, aty ku zemra rreh bardh e zi. Me më shumë përvojë, pjekuri dhe uri për suksese, ai është gati të japë gjithçka për klubin dhe tifozët. Mirë se u ktheve në shtëpi, Edmond! Le të shkruajmë së bashku kapituj të rinj të historisë së Lirisë. Mirë se erdhe në familjen bardhezi!”, ka njoftuar FC Liria.
