Shpërndaje në: Anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë votuar të premten për shkarkimin e britanikut Karim Khan nga posti i kryeprokurorit për shkak të dyshimeve për sjellje të pahijshme seksuale. Khani u suspendua muajin e shkuar. E vendimi për ta shkarkuar u mor me 82 vota pro.
Organi mbikëqyrës i gjykatës në qershor bëri të ditur se ai kishte kryer “shkelje të rëndë të detyrës dhe sjellje të pahijshme” duke u përfshirë në një marrëdhënie seksuale të papërshtatshme me një anëtare të re të stafit të GJNP-së dhe duke i kërkuar asaj që të mos e paditë. Khani në vazhdimësi i ka mohuar akuzat ndaj tij.
Avokatët e tij e kanë cilësuar pezullimin e tij të paligjshëm e të padrejtë proceduralisht dhe të pambështetur në prova. E Khan në të kaluarën del se ka qenë avokat mbrojtës i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, në procesin gjyqësor në Hagë dhe në gjykatat e EULEX-it më vonë në Kosovë.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Një person paraqitet në Polici, thotë se ndihet i kanosur që iu përmend emri për krime lufte Rasti në Hagë nga Tribunali Ndërkombëtar për krime lufte në ish-Jugosllavi ishte mbyllur më 2005. Ndërsa më vonë, Limaj u akuzua nga EULEX-i po ashtu për krime lufte. Khani e ka mbrojtur Limajn edhe në rastin ku ai akuzohej për korrupsion.
Në të gjitha pati dalë i pafajshëm. GJNP-ja është gjykata e vetme e përhershme për krime lufte në botë.
