Pas refuzimit të Pep Guardiolës, Federata Italiane e Futbollit duket se do i besojë Andrea Pirlos stolin e kombëtares së Italisë. Paolo Maldini dhe Leonardo e konsiderojnë ish-mesfushorin profilin më të përshtatshëm për projektin e ri. Sipas tyre, trajneri i ardhshëm duhet të ndajë të njëjtën filozofi futbolli dhe të jetë në harmoni me drejtimin teknik.
Kontaktet me Pirlo kanë avancuar dhe ai është i gatshëm të pranojë detyrën. Raportimet nga Italia bëjnë të ditur se marrëveshja mund të finalizohet shumë shpejt, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë pas mbledhjes së Këshillit Federal të martën. Pirlo pritet të firmosë një kontratë deri në Kupën e Botës 2030, ndërsa paga e tij mund të jetë rreth 1.5 milion euro në sezon.
Projekti i ri synon rindërtimin afatgjatë të futbollit italian, duke nisur që nga moshat e reja.
