Gjithçka gati për super duelin Joshua – Prenga, përfundojnë matjet

0%

Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë përfunduar me sukses peshimin zyrtar para duelit të shumëpritur që do të zhvillohet të shtunën mbrëma në Xhedah të Arabisë Saudite. Ish-kampioni i botës në peshat e rënda rezultoi me 113.9 kilogramë, ndërsa Prenga ishte më i rëndë në peshore, duke regjistruar 118.6 kilogramë.

Për Joshuan, kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi rikthehet në ring pas një periudhe mungese dhe synon ta nisë me fitore një kapitull të ri në karrierën e tij. Britaniku konsiderohet favorit absolut për këtë përballje falë përvojës së madhe dhe rekordeve të tij në boksin profesionist.

Ai ka qenë dy herë kampion bote në kategorinë e peshave të rënda dhe synon të rikthehet në nivelin më të lartë të këtij sporti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

ONE MORE SLEEP UNTIL AJ IS BACK 💥 🇬🇧 Anthony Joshua – 251 lbs 🇦🇱 Kristian Prenga – 261.4 lbs ✅ All set for their heavyweight main event tomorrow night in Jeddah #JoshuaPrenga | July 25th | Exclusively on DAZN 🥊 pic.twitter.com/aXLn07kMoT — Ring Magazine (@ringmagazine) July 24, 2026 Në anën tjetër, Kristian Prenga do të ketë sfidën më të madhe të karrierës.

Boksieri shqiptar do të përballet për herë të parë me një emër të përmasave të Joshuas dhe një rezultat pozitiv do të ishte një sukses historik për të. Fituesi i këtij dueli pritet të afrohet edhe më shumë me përballjet e mëdha në kategorinë e peshave të rënda, ndërsa për Joshuan vazhdon të përflitet një superduel me Tyson Fury, nëse arrin të kalojë me sukses këtë sfidë.

Tashmë gjithçka është gati dhe mbetet vetëm të shihet nëse Joshua do ta justifikojë rolin e favoritit, apo nëse Prenga do të arrijë të shkaktojë një nga befasitë më të mëdha të viteve të fundit në boksin profesionist.

Burimi: Telegrafi