Shpërndaje në: Sassuolo ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllanin, i cili mund të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar veror. Sipas raportimeve, Sassuolo ka kontaktuar zyrtarët e Interit për të marrë informacione rreth kushteve të një transferimi të mundshëm, ndërsa ende nuk është paraqitur ndonjë ofertë zyrtare.
Asllani nuk konsiderohet pjesë e planeve të trajnerit Cristian Chivu për edicionin e ri, çka e bën të mundshëm largimin e tij nga “Nerazzurrët”. Për 24-vjeçarin interesim kanë shfaqur edhe Cagliari dhe Beshiktash, ndërsa Interi pritet të shqyrtojë çdo ofertë që i përshtatet kërkesave të klubit. Asllani ishte i huazuar te Beshiktashi gjatë pjesës së dytë të edicionit të kaluar.
Edhe Futboll 10 muaj më parë Të premten lista, Kosova me mungesa e disa lojtarë jashtë forme Ndërsa në pjesën e parë të edicionit, mesfushori shte i huazuar te Torino. Te Sassuolo, Asllani mund të bëhet bashkëlojtar me portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.
